Seanca gjyqësore ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, deputetit Pal Lekaj dhe ish-deputetëve Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, pritet të mbahet sot nga ora 09:30.
Ata janë duke u gjykuar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës në vitin 2016.
Në aktakuzën e ngritur me 8 prill 2016 thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.
LEXO EDHE: