Pas ngjarjes së rëndë, të dhunimit të 11 vjeçares, që ka tronditur mbarë opinionin publik, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook rrëfimin e një tjetër prindi që është tentuar t’i dhunohet vajza e tij e mitur.
Haxhiu ka thënë se i njëjti ka shkuar sot në ambientet e Ministrisë dhe i ka njoftuar se vajza e tij 14 vjeçare është tentuar të dhunohet në dhjetor të vitit 2021.
Ministrja e Drejtësisë ka theksuar se edhe pse emri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg.
Ajo ka bërë të ditur se ky person momentalisht është i lirë, raporton Gazeta Blic.
Shkrimi i plotë:
Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë!
*Postimi më lartë është bërë me lejen e prindit.
Sveçla: 11-vjeçarja u dhunua për më shumë se një vit, institucionet përgjegjëse dështuan


