Lajme

Albulena Haxhiu dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave senatorën amerikane Joni Ernst

08/11/2026 12:48
nga:L J

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim senatoren amerikane Joni Ernst, të cilën e ka cilësuar si “mike të dëshmuar të Kosovës” dhe zë të rëndësishëm në mbështetje të partneritetit Kosovë–SHBA.

Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit me senatoren Ernst ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj ndër vite, Haxhiu ka dekoruar senatorën amerikane me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Sipas Haxhiut, dekorimi është bërë për kontributin e Ernst në fuqizimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe në mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës.

“Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara, duke forcuar një partneritet që për vendin tonë ka rëndësi të veçantë strategjike dhe historike”, ka shkruar Haxhiu.