Lajme

Albulena Balaj-Halimaj, kandidate për kryetare të Prizrenit nga NISMA

07/24/2025 20:55
nga:Y I

Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidate për kryetare të Prizrenit nga NISMA Socialdemokrate.

Emri i saj është zyrtarizuar sot gjatë një takimi të mbajtur në Prizren.

“Albulena Balaj-Halimaj, kandidate për kryetare të Prizrenit nga NISMA Socialdemokrate!Albulena Balaj-Halimaj është një grua e jashtëzakonshme, e cila është e gatshme t’ia kushtojë gjithë qenien e saj Prizrenit.NISMA Socialdemokrate është e bindur se, si një nënë e mrekullueshme, një grua e guximshme dhe me përvojën e saj në nivel shtetëror si zëvendëskryeministre, deputete dhe në role të tjera me përgjegjësi të lartë Albulena ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri” shkruan kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj.

Postimi i plotë:

Albulena Balaj-Halimaj, kandidate për kryetare të Prizrenit nga NISMA Socialdemokrate!

Albulena Balaj-Halimaj është një grua e jashtëzakonshme, e cila është e gatshme t’ia kushtojë gjithë qenien e saj Prizrenit.

NISMA Socialdemokrate është e bindur se, si një nënë e mrekullueshme, një grua e guximshme dhe me përvojën e saj në nivel shtetëror si zëvendëskryeministre, deputete dhe në role të tjera me përgjegjësi të lartë Albulena ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri.

Tani, më shumë se kurrë, Prizreni ka nevojë për një udhëheqëse që e njeh shtetin, që ka përvojë konkrete dhe që punon për qytetarët. Prandaj, NISMA zyrtarizon sot kandidaturën e saj për kryetare, si garanci për zhvillim, angazhim dhe profesionalizëm në Prizren.

Albulena Balaj-Halimaj është alternativa e vetme që garanton ndryshim, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz për qytetin e Prizrenit.