Sporti

Albion Rrahmani titullar tek Rapid Bukureshti në ndeshjen e Kupës së Rumanisë

09/28/2023 19:36
nga:Mergim Rreci

Albion Rrahmani po kalon në një formë fantastike në Rumani.

Sulmuesi kosovar po shkëlqen me golat e tij dhe një gjë të tillë do ta kërkojë edhe sonte, shkruan GazetaBlic Sport.

Albion Rrahmani do të startojë nga minuta e parë te Rapid Bukureshti në ndeshjen kundër Botosanit.

Ndeshja fillon në orën 20:00, kurse vlen të cekët që kjo ndeshje luhet për Kupën e Rumanisë.

/GazetaBlic Sport/