Sporti

Albion Rrahmani shënon edhe një gol në Conference League

08/21/2025 22:47
nga:Lorik J

Albion Rrahmani po kalon një superformë këtë fillim sezon.

Ylli kosovar po vazhdon të lërë gjumë te skuadra çeke, Sparta Praga.

Rrahmani sonte shënoi një trjetër gol, në fitoren 2-0 ndaj Rigas, ndeshje kjo e vlefshme për play-offin e Conference League.

Sparta shënoi fitore me rezultat 2-0, derisa javën e ardhshme e luan ndeshjen e kthimit, ku ka gjasa të mira të kualifikohet në fazën e grupeve.

Ky ishte goli i gjashtë sezonal për Albion Rrahmanin, në shtatë ndeshje zyrtare.