Sporti

Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi e nisin ndeshjen e Championsit nga banka rezervë, starton Qazim Laçi

09/18/2024 17:43
nga:Lorik J

Sparta e Pragës sonte takohet me Salzburgun në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Sparta Praga dhe Salzburg ballafaqohen me fillim nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Dyshja kosovare, Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani nuk startojnë në ndeshje, teksa Qazim Laçi e nis ndeshjen nga minuta e parë.

Pak para duelit janë publikuar edhe formacionet zyrtare, që janë:

Sparta Praga: Vindahl; Vitík, Panák, Zelený; Preciado, Kairinen, Laçi, Wiesner; Birmancevic, Olatunji, Haraslín

Salzburg: Blaswich; Mellberg, Piatkowski, Blank, Dedic; Capaldo, Clark, Bajcetic; Nene, Gloukh, Yeo

/GazetaBlic Sport