Showtime

Albina Kelmendi zbulon shtetin që i është ofruar për ta përfaqësuar vitin tjetër në “Eurovision”

05/30/2023 13:14
nga:N M

Albina Kelmendi duket se do e prekë sërish skenën e “Eurovizionit”. Ajo ka zbuluar se ka marrë disa oferta prej shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, që të jetë artistja përfaqësuese e tyre vitin e ardhshëm.

“Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime”.

Kjo nuk do ishte hera e parë që një artist shqiptar këndon për një tjetër vend në kompeticionin europian, ndërsa kujtojmë rastet e Qipros dhe Italisë.

Po ashtu, ajo ka treguar për herë të parë edhe përjetimet pas performancave në Liverpool, por edhe për planet për vitin e ardhshëm.

“Gjysmëfinalja ka qenë një emocion i papërshkrueshëm për ne, ndërsa na finale u mërzitëm dhe pati një zhgënjim nga ana jonë pasi pritëm të kishim pak më shumë mbështetje. U dëshpëruam shumë sepse nuk e pritëm atë vlerësim, që do të dilnim kështu dhe kur ka përfunduar finalja kam qarë dhe vetëm jam shfryrë“- rrëfeu këngëtarja.