Showtime

Albina Kelmendi tregon se sa operacione plastike ka kryer

02/16/2022 17:19
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja e mirënjohur Albina Kelmendi, është ndër më të preferuarat e publikut.

Zëri i saj i veçantë ka pasur ndikim që ajo të jetë mjaft e kërkuar në evente nga më të ndryshmet, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një pyetësor me ndjekësit e saj në profilin në Instagram, ku ka pyetur për mendimet e tyre.

Ndërkohë që pyetja e cila i bëhet gati se çdo figure publike është se a kanë ndonjë operacion plastik, Albina nuk hezitoi dhe u përgjigj menjëherë duke i thënë se e ka bërë vetëm hundën:”“Veç hundën e kom bo, se qaq kom pas nevoje!”./GazetaBlic/