Opinion

Albin Pallavra!

05/17/2021 19:11
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

Nji Kryeministër megalloman e plot kryet histori (hiperhistori) e kacën e shtetit thuejse bosh, me nji zëvendës të tij që gjuen me fjalë kundërshtarët politikë, si papagall, me nji Qeveri jokompetente (ekstremisht të padijshme) dhe në thelb anti-shtet: Ky âsht fati i Kosovës tash!?

1.
Qeveria prezantoi para Kuvendit nji kinse-program pa objektiva, pa afate e strategji dhe sidomos pa llogaritje kostosh!?
Nji hartim i dobët shkollor në kundërthânie të plotë me Kornizën afatmesme të shpenzimeve 2022.
Shprehje e apetiteve absolutiste dhe jo qeverisje menagjeriale e llogaridhënëse!?

2.
Asnji fjalë e afat rreth kontratës për blemje vaksinash, e knej mësyhet vaksinimi i 60% të popullsisë!?
Asnji projekt kapital, pa Kosovën e re, dmth Kosova nuk ka me pasë boll energji elektrike; pa Autostradën e Dukagjinit, dmt 600 mijë banorë mbesin larg tregjeve për prodhimet e tyne; pa ujëmbledhësin e Kremenatës që dmth Gjilani nuk ka me pasë ujë;
Pa zbatimin e Ligjit e pagave, që dmth mjekët e infermierët, policët…do të nepërkambën edhe ma tutje;
Do skema të reja sociale dhe lëmoshë, lëmoshë, lëmoshë…!?

3.
Pa politika mbrojtëse dhe pa plan pēr focën e sigurisë dhe pa guxim me folë për blerje armatimesh!?

4.
Qeveria që e konsideron program qeveritar dhanien e 1 mijë bursave për vajza, për katër vjet, tregon mjerimin e vet.
Kaq bursa studimi jep sot nji kompani apo individ!?

5.
Pa kurrfar programi kulturor dhe pa vizion për sportet nacionale, (madje ndonji hajvan në Kuvend thotë se Kosova ka nevojë për stadiume futbolli në fshatna e lagje e jo për stadiume të standardeve të UEFA-s) e kombëtarja e Kosovës e klubet kosovare kanë të drejtë të luajnë në ligat europiane!?

6.
Qeveri pa krye në politikën e jashtme dhe amatoreske në identifikimin e interesave nacionale.
Pa dije themeltare për MSA-në dhe Procesin e Berlinit!?

7.
Qeveri që për 55 ditë nuk ka asnji ide, asnji nismë dhe asnji veprim.
Thjesht zero.

09/22/2021 16:10

​Kurti: Kosova e gatshme për dialog, por Serbia po refuzon