Anëtari i AAK-së, Ahmet Isufi ka komentuar deklaratën e ish-komandatit Rrustem Mustafa i cili tha se Albin Kurti ishte bashkëluftëtar i tij në luftë.
Isufi në DPT te Fidani në T7 ka thënë se Kurtin nuk e ka parë kurrë në uniformë të UÇK-së dhe se ai ishte i angazhuar në zyrën e Adem Demaçit.
“Gjithë ata që janë rreshtuar në UÇK kanë pasë uniform, kanë pasë arme. Ushtari është ushtar, ne po flasim për kategori që kanë qenë në fron. Luftën e UÇK-së e kanë ndihmu i gjithë populli edhe bashkësia ndërkombëtare, hajde të themi që edhe ata kanë qenë UÇK sepse e kanë ndihmu këtë luftë”, tha Isufi.
“Dihet kush ka qenë, e kush s’ka qenë, madje dihet edhe kush, ku ka qenë. Ai ka jetu në Prishtinë, ka qenë civil, është angazhuar në zyrën e bacës Adem Demaçi. Në uniformë kurrë se kam parë”, shtoi ai.
A do t’i futet garës për të parin e Prishtinës Arben Vitia ?