Lajme

Albin Kurti uron fitoren e Kosovës: Nga një gol për secilin të pranuar nga Rumania dhe një më shumë për ata që besuan

09/09/2024 21:32
nga:E K

Kosova ka shënuar fitore ndaj Qipros.

Dardanët fituan në transfertë ndaj Qipros me rezultat 0-4, shkruan GazetaBlic Sport.

Muriqi e hapi serinë e golave në minutën e 9’të nga penalltia.

Pirati kosovar e realizoi edhe golin e dytë me asistimin e Rrudhanit në minutën e 21’të.

Në pjesën e dytë Rrahmani realizoi për 0-3 teksa Dellova për 0-4.

Kryeministri, Albin Kurti ka reaguar në “Facebook” për fitoren e “Dardanëve”.

“4-0 kundër Qipros. Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë dhe një më shumë për ata që besuan. Lojtarët tanë shkëqyen sonte!”, ka shkruar Albin Kurti.