Shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga deputetët që ta miratojnë sot buxhetin për vitin 2022.
Ai tha se s’ka nevojë të zgjatet për pesë ditë të tjera votimi i buxhetit.
“Meqenëse të gjitha procedurat kanë përfunduar meqenëse është e mundshme me 17 pa e pritur datën 22 dhjetor kemi menduar që të mos zgjatemi edhe pesë ditë të tjera kur mund të mos zgjatemi”, tha ai.
Kurti u bëri thirrje deputetëve që ta mbështesin buxhetin 2022 që të votohet sot.
“Kjo mund të ishte e papërshtatshme nëse do të mungonit, por pasi të gjithë jeni këtu unë ju ftoj ta mbështesni këtë afrim të datës për Projektligjin për Buxhetin 2022”, tha Kurti.