Pas deklaratës që kryeministri Albin Kurti tha se krimi ka zbritur në nivel lokal, ka ardhur reagimi nga anëtari i AAK-së, Muharrem Nitaj.
Sipas tij, Kurti pasi i humbi zgjedhjet, akuzon të tjerët.
“Krejt meselja është qysh me e gjetë dike tjetër që me ia mveshë dështimet e veta”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
I ka humbur zgjedhjet lokale e tash thot krimi ka zbritur në nivel lokal.
Me rendësi që krimi me qenë diku tjetër e jo ku ai e ka pushtetin.
Krejt meselja është qysh me e gjetë dike tjetër që me ia mveshë dështimet e veta.
Kur kanë ikur “barbarët e tij të nivelin qendror”, tash ai ka nevojë t’i kërkojë disa barbarët të ri!
Ata janë kryetarët e ri të komunave që nuk janë VV, si Smajl Latifi, Ardian Gjini, Agim Aliu, Bedri Hamza…e krejt me radhë, po në nivelin lokal.
Pritni se hala nuk i ka zbuluar krejt xhevahirët e filozofisë politike!