Lajme

“Albin Kurti, të propozoj një kandidat tjetër për President që vendi mos të shkoj në zgjedhje”

04/04/2021 11:52
nga:N M

Analisti politik Shemsi Jashari ka komentuar zhvillimet e dy ditëve të fundit që kanë ndodhur në vend, përfshirë këtu përpjekjen e Qeverisë për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet dhe mungësen e numrave për votimin e Vjosa Osmanit si Presidente.

Ai ka thënë për Gazeta Blic se çështja e zgjedhjës së Presidentit, vazhdimisht ka pasur sfidat e veta që nga paslufta.

Sipas tij mungesa e numrave të mjaftueshëm prej 2/3 të deputetëve të koalicionit qeveritar, e bënë të domosdoshme diskutimin e gjërë me subjektet politike për të siguruar konsensusin e nevojshëm për një personalitet që do të ishte i pranueshëm për të gjitha palët.

“Sjellja e tillë shantazhuese ndaj opozitës, ka zvogluar gjasat që të kemi një mirëkuptim nga partitë opozitare dje dhe sot. Unë pres që sot të mos kemi votim të Presdientit , nëse nuk ka ndonjë negocim serioz dhe ndonjë “Pazar Politik” siç ishte rasti dje i Albena Reshitaj nga AAK-ja, e cila doli kundër vendimit të grupit të saj parlamentar”, ka thënë Jashari për GazetaBlic.

Shemsi Jashari

Jashari ka vlerësuar se në dy ditët e fundit, me tentimin për të amandamentuar ligjin për zgjedhjet e që i hap rrugë Albin Kurtit, për të garuar në zgjedhje edhe pse ka qenë i dënuar në tri vitet e fundit, ishte një dramë e shëmtuar dhe një shantazh i hapur i Qeverisë ndaj partive opozitare, duke i vendosur para aktit të kryer.

“Albin Kurti, si drejtues i partisë në pushtet, duhet të kaloj inatet dhe logjikën e imponimit duke propozuar një figurë tjetër për president, që do të mundësonte votimin e presidentit dhe evitimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, vazhdoi ai.

Shemsi Jashari thotë se për secilin deputet e sidomos për Albin Kurtin si kryeministër duhet të jetë prioritet shteti para interesit egoist për vete dhe për Vjosa Osmanin.

“Sjellja e z.Kurti është e qëllimshme për të shkuar përsëri në zgjedhje duke menduar se merr më shumë vota. Unë mendoj që nëse përsëri shkojmë në zgjedhje për fajin e z.Kurti, ai asnjëherë më nuk do ti merrë 50% të votave. Askush nuk mundt të akuzoj opozitën për dështimet e pozitës pasi është pozita ajo që duhet të bëjë kompromis për ta bindur opozitën ta mbështes propozimin e saj’, ka thënë ai.

Kujtojmë që senaca për zgjedhjen e Presidentit mbahet sot në ora 17:00.

Lexo edhe: Urdhër i prerë nga Lista Serbe: S`ka kuorum e as votë për Vjosa Osmanin – GazetaBlic

/GazetaBlic/