Lajme

Albin Kurti tash e gati pesë orë në seli të VV-së, s’deklarohet për media (VIDEO)

11/14/2021 23:27
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që nga ora 18 e 30 kur ka arritur në selinë e Vetëvendosjes, nuk ka dalë nga aty.

Lëvizjet në këtë seli ishin të pakta, aty ishin parë edhe ministrat Xhelal Sveçla, Bislim Bislimi e të tjerë por që kanë dalë më herët, ndërkaq kryeministri vazhdon të qëndrojë edhe më tutje brenda.

Simpatizantët e Vetëvendosjes janë parë të parakalojnë afër kësaj selie pas fitores së kandidatit të tyre për Prishtinën, Përparim Rama.