Lajme

Albin Kurti takohet me Infantinon, ky i fundit i dhuron edhe një fanellë kryeministrit

09/30/2022 12:32
nga:E K

Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Infantino ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës ku është pritur nga kryetari, Agim Ademi, shkruan GazetaBlic Sport.

I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit, Infantino më pas është ndalur edhe para shtatores së legjendës, Fadil Vokrri për të bërë homazhe.

Pas kësaj ai është takuar edhe me liderët shtetëror, Vjosa Osmani e Albin Kurti.