Lajme

Albin Kurti: Rugova ishte intelektual i angazhuar, paqësor, racional e humanist

01/21/2022 11:20
nga:Gazeta Blic

Shefi i Qeverisë, Albin Kurti, i shoqëruar nga presidentja Vjosa Osmani, ka bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.

Kurti tha se Rugova para se të ishte president ishte intelektual i angazhuar, paqësor, i qetë, racional dhe humanist.

“Ibrahim Rugova është presidenti i parë i Kosovës si zgjedhur me votë popullore më 24 maj 1992 dhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar i zgjedhur në Kuvend më 4 mars 2002. Rugova para se të ishte president, ishte intelektual i angazhuar, paqësor, i qetë, racional dhe humanist”.

“Sivjet kur ne shënojmë 16 vjetorin e vdekjes së tij, ndodhemi në një vit kur do të shënojmë edhe 20 vjetorin e tij si presidenti i Kosovës së lirë më 4 mars, dhe 30 vjetorin e tij si president më 24 maj. Bashkë me presidenten Vjosa Osmani, sot ne nderim të Dr.Ibrahim Rugova dhe presidentit, te varri i tij vendosëm një kurorë me lule të freskëta”.