Albin Kurti ka njoftuar se aktivistja dhe autorja Adelina Tërshani i është bashkuar VV’së dhe do të kandidojë për deputete në legjislaturën e ardhshme, raporton GazetaBlic.
Sipas Kurtit, Tërshani sjell mbi dhjetë vjet përvojë në mbrojtjen e të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, ndërsa është vlerësuar si një zë intelektual dhe kritik që do të kontribuojë në programin për drejtësi shoqërore të partisë.


