Lajme

Albin Kurti përplas ashpër Yll Hoxhën me Besnik Berishën

12/08/2021 21:27
nga:Gazeta Blic

Qasja e kryeministrit Kurti rreth dialogut me Serbinë, ka prodhuar një debat mes Ylli Hoxhës dhe Besnik Berishës, raporton Gazeta Blic.

Berisha ka kritikuar Kurtin, duke thënë se qasja e tij karshi bashkësisë ndërkombëtare, është e gabuar dhe shpeshherë krijon situata të palakmueshme për të ardhmen e vendit tonë.

Me këtë nuk u pajtua Ylli Hoxha, i cili tha se janë të tepruara këto deklarata.

Tutje, Hoxha shtoi se Kurti e ka një mision të vështirë; t’i bëjë bashkë spektrin politik në Kosovë përballë Serbisë.