Lajme

Albin Kurti: Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një jetë më të mirë për të gjithë

04/05/2026 10:05
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët katolikë dhe protestantë për festën e Pashkës, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si simbol i shpresës, sakrificës dhe rilindjes, raporton GazetaBlic.

Në mesazhin e tij, ai nënvizoi vlerat e dashurisë, faljes dhe solidaritetit, duke bërë thirrje për më shumë harmoni dhe respekt mes njerëzve, si dhe për besim në një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Postimi i plotë:

Gëzuar festën e Pashkës gjithë besimtarëve katolikë dhe protestantë!

Gëzuar për të gjithë besimtarët në Kosovë e kudo në botë Ditën e Madhe të Ringjalljes së Hyjit, ditën e përjetësisë!

Shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe rilindja si nevojë për të ndryshuar për të mirë, janë mesazhet kyçe të kësaj feste. Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh dhe të na frymëzojë për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.

Sot dhe gjithmonë, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një jetë më të mirë për të gjithë.

Gëzuar!