Analisti Ben Andoni, në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në Kosovë dhe politikat e dinarit.
Ai tha se parlamenti serb ndodhet në kaos që prej shtatorit dhe sipas tij kreu i qeverisë Albin Kurti përfitoi nga kjo situatë
Sipas tij Kurti duhet të priste dhe disa muaj për të vepruar me çështjet e dinarit.
“Parlamenti serb është në kaos, kanë shumë probleme. Vuçiç ka qenë në presion, por Kurti duhet të fitonte pikë nga shtatori, gjë të cilën jo vetëm nuk ka arritur ta fitojë, por ju e dini që përsëri kërcenohet me masa shtesë ekonomike. Kjo për ekonominë e Kosovës është shumë e vështirë. Duhet të priste dhe pak për dinarin”-tha ai.


