Lajme

Albin Kurti: Nuk mund të kërkoj unë nga Krocia që të garantojë për të akuzuarit nga Haga, shteti nuk është në gjyq

05/07/2021 16:58
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me kërkesën e tij që një shtet i tretë të garantojë për të akuzuarit nga Haga.

Megjithatë, Kurti shtoi se ai nuk mund të bëjë një gjë të tillë, përcjell GazetaBlic.

Sipas kreut të ekzekutivit, ky është një proces juridik ku të gjitha hapat duhet të merren nga mbrojtja.

“Jo. Unë nuk mund t’i kërkojë Kroacisë që ajo të jetë garantuese për të akuzuarit nga Haga. Shteti nuk është në gjyq. Ky është një proces gjyqësor ku të burgosurit kanë një mbrojtje të caktuar”, tha ndër të tjera Kurti.

LEXO EDHE:

Kurti konfirmon darkën me Borrellin me 18 Maj dhe rinisjen e dialogut në Qershor – Paraprakisht bisedimet me opozitën

/GazetaBlic/