Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin Albin Kurti, por se ky i fundit nuk mund t’i mashtrojë.
“Jam i gatshëm me Kurtin me diskutu. Ai s’ka kapacitet me mashtru as mua, as PDK-në për tema të caktuara politike”, tha Hoxhaj në Kanal 10.
Ai më tej shtoi se Kurti nuk ka ide se si duket shteti dhe qeverisja me kapacitetin që ka PDK-ja.
“Nëse ai (Kurti) do me i shërbyer shtetit të Kosovës jemi të gatshëm të takohemi me secilin, por duhet të jetë parimor dhe a e ka përnime apo jo që ta shtyejë temën e dialogut”, tha Hoxhaj, transmeton reporteri.
Tutje shtoi, se Kurti duhet të sqarojë raportin me dialogun, nëse dëshiron ta përmbyllë këtë process.
Nga 37 deri 65 vjeç, këta janë 7 të arrestuarit për gjetjen e kokainës në Lipjan (EMRAT)