Lajme

Albin Kurti nuk garantoi për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin, vjen reagimi i ashpër nga Sami Lushtaku

05/03/2021 22:07
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka thënë se nëse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e garanton lirimin e të burgosurve që po mbahen në Hagë, ai nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve të Kosovës.

“Nuk kemi nevojë me i ushtruar presion askujt se Kurti është kryeministër i Kosovës. Unë mendoj se kjo nuk do më koment. Nëse z.Kurti nuk e bën një gjë të tillë ai nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve të Kosovës. Pikë”, tha Lushtaku për RTV Dukagjini.

“Moralisht ai më nuk është kryeministër i Kosovës”, theksoi ai.

‘Nëse z.Kurti nuk e jep këtë siguri unë mendoj që z.Kurti moralisht më s’është kryeministër i Kosovës. Moralisht”, shtoi ai.

 

Berisha: Edhe Izraeli ka ofruar garanci për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve