Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Aleanca Veri Atlantike (NATO) ishte jetike për Kosovën gjatë vitit 1999.
Në një shkrim në Twitter, Kurti tha se edhe pas 24 viteve, NATO-ja ka rol jetik në ruajtjen e sigurisë për Kosovën.
Këtë kreu i Qeverisë e tha pas takimit me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta NATO-s në Napol.
“Nga ndalimi i gjenocidit në ’99 deri tek mbështetja e sigurisë së Kosovës, NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë”, ka shkruar Kurti.
Kurti gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, në Konferencën e Sigurisë, është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e Italisë, Antionio Tajani, i cili është dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Sipas kryeministrit të Kosovës, ata kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.