Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka deklaruar se me programin e ri qeveritar do të vazhdohet puna për ndërtimin e një shteti të mirëqenies, që sipas tij mbron qytetarin dhe familjen, forcon sovranitetin dhe lufton korrupsionin e krimin, raporton GazetaBlic.
Kurti tha se synimi i koalicionit është një shtet zhvillimor që prodhon, investon dhe ndërton, ndërsa theksoi bashkëpunimin me partnerët e koalicionit, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës.
Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen, duke bërë thirrje për votë për numrin 116 dhe Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit.


