Lajme

Albin Kurti: Kur është shpallur Pavarësia, askush nuk e ka menduar njohjen nga Serbia!

06/11/2021 12:06
nga:M K

Kryeministri kosovar, Albin Kurti, është duke raportuar aktualisht para deputetëve të Kosovës lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.

Ndër të tjera, ai tha se Kosovës nuk ka çka i ngutet për dialogun. Serbia duhet të ndryshojë. Tutje, Kurti shtoi se kur Kosova e ka shpallur Pavarësinë, nuk e ka menduar asnjëherë njohjen nga Serbia, përcjell GazetaBlic.

“Serbia duhet të ndryshojë. Kosova në anën tjetër nuk ka nevojë të ngutet. Kosova kur e ka shpallur Pavarësinë nuk e ka menduar asnjëherë njohjen nga Serbia. Shtetësia e Kosovës nuk varet asnjëherë nga varësia e njohjes nga Serbia”, tha ndër të tjera Kurti.

LEXO EDHE:

“Opsionet e mundshme lidhur me themelimin e Asociacionit”, dokumenti i zyrës së Lajçakut për Qeverinë Kurti

/GazetaBlic/