Lajme

Albin Kurti: Kosova ndan rreth 120 milionë euro për kategoritë e dala nga lufta, më shumë se sa ndanë buxhet për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit

06/16/2022 13:42
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka theksuar se Qeveria e Kosovës gjithmonë ka shprehur konsideratën për veteranët dhe për të gjithë ata që kontribuan për shtetin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se problem për veteranët është numri i madh i tyre.

“Numri i veteranëve të UÇK-së është i fryrë”, ka theksuar Kurti.

Sipas tij, Kosova ndan rreth 120 milionë euro për kategoritë e dala nga lufta, më shumë se sa ndanë buxhet për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

Ai tha se nuk mund ta mashtrojmë askënd, dhe nuk duhet ta mashtrojmë askënd.

Sipas tij, pjesëmarrës ka më shumë se 60 mijë në luftë, por veteran ka shumë më pak.

Ai tha se po e anulon pjesëmarrjen në Forumin e Prespës, dhe do të takohet me veteranët./ Gazeta Blic