Lajme

Albin Kurti konfirmon: Në këtë muaj jam i gatshëm që të nis dialogun me Serbinë

04/29/2021 20:23
nga:Gazeta Blic

Kryeministri Albin Kurti, ka folur për refuzimin e takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i paparë të mbahej me 11 maj, shkruan Gazeta Blic.

Kurti ka thënë se u ka treguar zyrtarëve të Bashkimit Europian, që muaji maj është i papërshtatshëm për qeverinë e Kosovës, që të nis dialogun dhe takimet me krerët e institucioneve serbe.

Ai ka konfirmuar se u ka thënë të deleguarve të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, që është i gatshëm që gjatë muajit qershor të nisë takimet për këtë temë.

Thotë se qeverisë së tij, i është dashur që të përgatitet mirë për këtë temë dhe se siç thotë ai: nuk mund ta vazhdojë ai dialogun në mënyrën se si është shkuar deri më tani.

“Unë ua bëra të qartë zyrtarëve të BE-së dhe të delagurve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që muaji maj është i papërshtatshëm për qeverinë e Kosovës, për të nisur takimet me palën serbe. Sepse kemi agjenda tjera si qeveri për këtë muaj dhe s’mund të jemi në këto takime. Tjetra, u kam thënë që unë jam i gatshëm që dialogu të rinisë në muajin qershor. Tash unë nuk e di a do të jetë e pranueshme kjo kohë për palën serbe. Ne qysh në fillim kemi treguar se nuk mund të vazhdohet me mënyrën e dialogimit që ka qenë në të kaluarë. Dialogu duhet të përgatitet mirë së pari, e pastaj duhet të ndodhin edhe takimet”, ka thënë Kurti në një intervistë për televizionin publik.