Lajme

“Albin Kurti ka përçarë shqiptarët” | Mustafi-Arifit: Përmes votës more përgjigjen e duhur

1 vitë më parë
nga:G C

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, thotë se shqiptarët e luginës së Preshevës ia kanë dhënë përgjigjen, Shqiprim Arifit.

Mustafi për GazetaBlic thotë se, mes listë së Shaip Kamberi dhe listës së Shqiprim Arifit është 12 me 1.

“Ia kanë dhënë përgjigjen me votë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Mes listë së Shaip Kamberi dhe listës së Shqiprim Arifit është 12/1 (12 me 1)”, tha Mustafi.

Mustafi shtoi se deklarata e kryetarit të Preshevës, ndonëse Kurti po krijon “përçarje” mes shqiptarëve në Luginë nuk qëndron.

Sipas Mustafit, kryeministri Kurti ka qenë dhe është përbashkues.

“Prishtina zyrtare, gjithmonë, e në veçanti Kryeministri Kurti ka qenë dhe është përbashkues.Shqiptarët e Luginës nuk i kanë armiq as në Tiranë e posaçërisht jo në Prishtinë”, tha Mustafi për GazetaBlic.