Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.
Ai tha se plani i Qeverisë i ka dy objektiva emergjente që lidhen me pandeminë, pra shëndetin dhe ekonominë.
Prioritet i yni është sigurimi i vaksinave.
“Synimi ynë është që sa më shpejtë të marrim vaksinat dhe të vijë mërgata jonë”, tha ai, duke shtuar ardhja e mërgatës do ta ndihmoj ekonominë.
Ai tha se do ta rrisin pagën minimale në 250 euro, derisa nuk do të paguajnë tatim.