Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka theksuar se ka të marrë fund zharja sipas tij, përmes homologimit, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar se për 12 vjet radhazi kishim monopol në homologim.
“Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”, ka shkruar ai.
Shënimi i plotë:
Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit. 12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare.
Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta.
Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete.


