Shkruan: Uk Lushi
Albin Kurti është duke bërë luftë për formë kurse është dorëzuar në substancë. Kurti betejat po i bën për kur të krijohet Zajednica; përndryshe pse do ta pranonte atë në Marrëveshjen Bazë, bile duke e zgjeruar në Vetëmenaxhim?!
Po të ishte Kurti parimor do të ishte dashur të refuzonte Dokumentin e Ohrit dhe ky veprim, edhe nëse do ta rrëzonin, do ta bënte atë hero të rezistencës së ndershme. Qasja taktike e Kurtit nuk mund të jetë strategji dhe dikur i del afati. Mbreti është lakuriq.
Çka është më keq edhe opozita dhe alternativat aktuale janë të parapajtuara të pranojnë apo bëjnë çka të thonë të huajt. Kosova dhe krejt shqiptarët po hyjmë në një fazë pa plan dhe shumë të rrezikshme.