Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pasi të kthehet nga Brukseli, që do të shkojë nga mesi i javës së ardhshme, do ta bëjë të ditur planprogramin e Qeverisë për katër vjetët e ardhshme.
“Ne jemi në ditët e fundit për ta finalizuar programin e Qeverisë për katër vjetët e ardhshme, të fokusuar në krijimin e investimeve në vende të punës, në drejtësi dhe në luftimin e korrupsionit”.
“Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në Kuvend për miratim dhe do të fillojmë agjendën tonë transformuese”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Megjithatë, Kurti kishte theksuar se menjëherënpas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, do ta publikonte planin qeverisës.