Lajme

“Albin Kurti e paska ditë mirë çka ka në parti, kur pati paralajmëruar burgun e Dubravës në 12 kate”

08/15/2023 12:38
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka ironizuar me arrestimin e Besnik Mujecit i cili u kap me drogë në Shqipëri. Mujeci është asamblist në Vetëvendosje, raporton GazetaBlic.

Krasniqi ka publikuar një video të kryeministrit Kurti ku thoshte se burgun e Dubravës do ta bënte 12 kate.

“Albin Kurti e paska ditë mirë çka ka në parti, kur pati paralajmëruar burgun e Dubravës në 12 kate”, shkroi Krasniqi sipër videos.

Mustafa: Prishtina dhe Tirana në qiell ishin të ndara, por në tokë u bashkuan nga narkotrafikantët e VV-së

Asamblisti i VV-së në Prishtinë kapet me 10 mijë doza drogë në Shqipëri