Lajme

“Albin Kurti duhet çdo mëngjes të konsultohet me Ramush Haradinajn për këtë çështje”

08/25/2022 14:16
nga:G B

Gazetari dhe analisti Milazim Zeka, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, duhet çdo mëngjes të këshillohet nga ish kryeministri Ramush Haradinaj, lidhur me vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic ka thënë se kjo pasi Haradinaj ka qenë i vetmi që i ka vendosur taksë Serbisë dhe e ka dëmtuar ekonomikisht, gjë që nuk e ka bërë askush tjetër, dhe ka dhënë dorëheqje për shkak të presionit që kjo taksë të hiqet.

Prandaj, sipas Zekës, Haradinaj është i vetmi që mund ta këshillojë Kurtin për reciprocitet.

Më poshtë mund ta dëgjoni deklaratën e tij: