Situata e krijuar me procesin e vaksinimit në sallën “1 Tetori” ka sjellë një reagim të madh publik, raporton Gazeta Blic.
Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, duke ndarë një video nga salla “1 Tetori” thotë se mungesën e aftësive me menaxhu ai e zëvendëson me dramatizëm
Salihu thotë se Albin Kurti së bashku me Arben Vitinë dhe partinë e tyre as një radhë per vaksinim nuk dine me menaxhu, ata dinë veq me dal në opozitë.
“Keto pamje qe t’i kujtojne trenat e Bllaces nuk mundesh me i justifiku as me qeverisjen 20 vjeçare te te tjereve e as me kulturen e pleqve. Asnjera prej tyre nuk te pengon me kriju nji sistem efikas te radheve per vaksina. S’po lypim prej juve me menaxhu vaksinimin si Gjermania. S’paku menaxhone si Shqiperia” shkruan Salihu.
Reagimi i plotë:
Qe pse Albin Kurti i don melodramat politike. Mungesen e aftesise me menaxhu e me qeveris, ai e kompenson me dramatizime, me teori konspirative e me kriza. “Komploti i Grenellit”, “sabotazhat e Agim Veliut”, “thikat mbi harta”, “dikush po na then bravat e dyrve” ose “Stanishiqi na e ndau partine” kane qene alibi per me e shmang qeverisjen, menaxhimin, punen.
Sepse, qe, Albin Kurti, bashke me Arben Vitine e partine e tyne, as edhe nji radhe per vaksinim nuk dine me menaxhu. Ata dine vec me dal ne opozite, me shpall tradhtare gjithandej, me kriju panik se po ndahet Kosova, me fol zi e terr per kete shtet, me gju me gure majtas e djathtas. Po ia la shtetin ne dore, qe ku perfundon…
Keto pamje qe t’i kujtojne trenat e Bllaces nuk mundesh me i justifiku as me qeverisjen 20 vjeçare te te tjereve e as me kulturen e pleqve. Asnjera prej tyre nuk te pengon me kriju nji sistem efikas te radheve per vaksina. S’po lypim prej juve me menaxhu vaksinimin si Gjermania. S’paku menaxhone si Shqiperia.


