Lajme

Albin Kurti beson se është kryeministri më transparent që ka pasur Kosova

12/16/2021 20:43
nga:Q R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se është kryeministri më transparent që ka pasur Kosova, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij, ai ju është përgjigjur më së shumti pyetjeve parlamentare.

“Jam kryeministri që u jam përgjigjur më së shumti pyetjeve parlamentare ku duhet të jap llogari. Mbase s’ka pasur të tjerë që u përgjigjet të gjitha pyetjeve. I kemi pasur 120 konferenca për media për tetë muaj që i bie çdo të dytën ditë nga një konferencë e ndonjë ministri, timen apo zëvendësministri. Në kuptimin e transparencës s’kemi ngecur e as për qasjen në dokumente zyrtare. 441 kërkesa të gazetarëve dhe zyra e kryeministrit i është përgjigjur 406 sosh. Vetëm 35 janë konsideruar të pabazuara”, ka thënë ai në KTV.

Kurti për rezultatin e dobët në zgjedhjet lokale: Është dashur të fitojmë më shumë, por nuk ka përfunduar asgjë