Skuadra e Prishtinës mund të “godasë” me një rikthim të fuqishëm pak para fillimit të sezonit pranveror.
Sipas informacioenve të ‘GazetaBlic Sport’, drejtuesit e FC Prishtinës janë në kontakte me klubin ukrainas, Kolos Kovalivka, për ta rikthyer Albin Krasniqin.
Mesfushori i talentuar kosovar u largua drejt Ukrainës në verë, teksa tani mund të rikthehet sërish tek ekipi kryeqytetas, por tani në formë huazimi.
Klubi i Prishtinës po diskuton me Kolos dhe është afër arritja e marrëveshjes për huazimin e Krasniqit deri në fundin e sezonit aktual.
Nëse nuk ka ndodhi të minutave të fundit, Krasniqi pritet të jetë “prurja” e madhe e Prishtinës në janar.
/GazetaBlic Sport

