Lajme

“Albin, kjo kuptohet si hakmarrje”

09/07/2021 16:08
nga:M K

Publicisti Halil Matoshi ka kritikuar kryeministrin Kurti për çështjen e arrestimit të aktivistëve të PSD-së.

Sipas tij, kjo kuptohet si hakmarrje. Gjithë kjo dhunë, për gjashtë aktivistë paqësorë, është e papranueshme dhe e paarsyetueshme, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Albin, kjo kuptohet si hakmarrje!?
Gjithë kjo dhunë, për gjashtë aktivistë paqësor, e papranueshme dhe e paarsyetueshme!
Policia e Kosovës ose kanë marrë urdhna të gabuem nga Qeveria Kurti, ose po dëshmojnë lojalitet të tepruem ndaj Qeverisë së re tue u shndrru në mekanizëm të ndëshkimit politik!
P.S.
Opozita parlamentare duhet me kërku mbrojtje të së drejtës kushtetuese të protestës dhe hetim të plotë nga Inspektorati policor dhe derisa nuk bâhet kjo, duhet me i bojkotu seancat e Kuvenditvtë Kosovës!

/GazetaBlic/