Sporti

Albin Berisha vendimtar për Petrolul, shënon golin e fitores ndaj Otelul

05/05/2024 17:25
nga:E K

Albin Berisha po vazhdon me paraqitje të mira në Rumani.

Sulmuesi kosovar ishte vendimtar në ndeshjen e sotme të skuadrës së tij, Petrolul, shkruan GazetaBlic Sport.

Berisha realizoi golin e fitores për Petrolul ndaj Otelul pasi u aktivizua nga banka rezervë në minutën e 59’të.

Ish ylli i Ballkanit gjeti golin në minutën e 80’të të takimit për të vulosur epilogun e takimit në 2-1.

Ja goli i tij: