Sporti

Albin Berisha startues në ndeshjen e rëndësishme të Petrolulit në Rumani

03/18/2024 18:33
nga:Lorik J

Sulmuesi kosovar, Albin Berisha është startues sot në ndeshjen mes Petrolulit dhe Craiovas.

Ndeshja mes Petrolul dhe Craiovas luhet sonte nga ora 19:30, në kuadër të Play Offit të ligës rumune, përcjell GazetaBlic Sport.

Berisha e ka nisur mirë aventurën në Rumani, ku deri tani ka realizuar dy gola.

Besimi tek ai duket i madh, sa që trajneri po e vendos si titullar në çdo duel.

Ja formacionet zyrtare: