Lajme

Albi Group të pandalshëm prezantojnë projekte gjigante si: Hapja e Albi Mall në Gjilan, zgjerimi në Prishtinë dhe hapja e Radisson Hotel

10/17/2023 20:22
nga:K G

Kur flasim për Albi Group, kemi të bëjmë me një kompani e cila po vazhdon edhe më tutje të jetë shembull i qartë i përpjekjeve për të zgjeruar investimet e tyre në tregun e Kosovës.

Albi Group u themelua në vitin 1990 si biznes familjar dhe vazhdon të mbetet 100% i tillë ku tanimë është përfshirë edhe gjenerata e tretë e familjes Humolli në veprimtaritë e saja.

Albi Group sot prezantoi tri projekte të radhës. Projekti i parë i prezantuar është hapja e Albi Mall në Gjilan me 23 nëntor.

Me një hapësirë totale prej 70,000 metra katrorë, përfshirë si Albi Mall me 35,000 metra katrorë dhe Albi Rezidencën me të njëjtën siperfaqe, ky projekt impresionues investiv ka kushtuar mbi 40 milion eurosh. Projekti i Albi Mall në Gjilan ka një vlerë të shtuar edhe nga Albi Rezidenca, një kompleks rezidencial që do të ofrojë 175 apartamente të cilat do të plotësojnë nevojat për banim të qytetarëve.
Është e rëndësishme të theksohet vendndodhja strategjike e Albi Mall në Gjilan, do të krijoj lehtësira për blerësit nga zonat përreth, përfshirë Preshevën, Bujanocin, Kumanovën dhe vendet e tjera. Gjithashtu ky investim do të ndihmojë në uljen e papunësisë duke krijuar mbi 500 vende të reja të punës.

Projekti i dytë i prezantuar sot është zgjerimi i Albi Mall në Prishtinë që do të ndodh në mars të vitit 2024 që do të përfshijë shtimin e më shumë se 35,000 metra katrorë të hapësirës tregtare, edhe 500 vendparkime të reja, mbi 600 vendeve të reja të punës, brende të reja që janë risi për tregun Kosovar.
Një ndër arritjet më të mëdha të këtij projekti është krijimi i 2 sallave të reja me teknologjinë ekskluzive IMAX në kinemanë e Cineplexx-it në Albi Mall.

Projekti tjetër ishte dhe nënshkrimi I kontratës me një nga hotelet më prestigjioze në botë Hotel Radisson.

Hotel Radisson do të jetë një hotel me rreth 170 dhoma komode, një qendër Spa, Qendër Fitnesi, dhe dhoma konferencash të pajisura me teknologjinë më të fundit. Ky hotel do të përfaqësojë një nivel të lartë të shërbimit dhe do të ofrojë një përvojë të jashtëzakonshme për të gjithë vizitorët.
Ky projekt ka një rëndësi të madhe për Albi Group dhe për ekonominë e Kosovës, pasi do të ndihmojë në integrimin e tregut si dhe promovimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.
Kontrata u nënshkrua në praninë e mediave nga përfaqësuesi i Hotelit Radisson z. David Jenkins dhe presidentit të Albi Group Tahir Humolli, Sutki Humolli – CEO, Noria Humolli – Menaxhere Gjenerale për hulumtim dhe zhvillim – Albi Group.