Lajme

Albert Krasniqi: Vendimi për shkarkimin e Dakës është i anshëm dhe në shërbim të një partie politike

06/14/2021 21:08
nga:Q R

Albert Krasniqi nga ‘Demokracia Plus’, ka komentuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakës, shkruan GazetaBlic.

Krasniqi përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se arsyet e dhëna për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së, nuk qëndrojnë.

Sipas tij,  vendimi për shkarkim të Dakës është i anshëm.

Postimi i plotë:

Nëse i analizojmë një-nga-një arsyet e dhëna për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së nga Presidentja, asnjëra prej tyre nuk qëndrojnë:

1. Kryesuesja po akuzohet se ka pasur sjellje të njëjta me ato të disa partive politike të përfaqësuara në KQZ. Ironikisht, vendimi i sotëm i Presidentes për shkarkim përmban të gjitha pikat për të cilat Daka është akuzuar nga LVV. Prandaj ky është një vendim i anshëm dhe në shërbim të një partie politike.

2. Shkelja e të dhënave personale, që edhe mund të ketë ndodhur, por për këtë duhet të vendos Agjencia për Informim dhe Privatësi, (Agjenci e cila këtyre ditëve po tentohet të kapet përmes komisionerit), dhe nuk është në mandatin e Presidentes që të vendos për një gjë të tillë.

3. Propozimi për lejimin e votimit me dokumente me afat të skaduar, për të cilin znj. Daka ka votuar kundër, është dhënë nga anëtarët e LVV-së në KQZ. Të njëjtit kishin përkrahur edhe votimin e udhëzimit administrative për verifikim të votuesve jashtë vendit përmes thirrje telefonike, që pastaj ishin penduar. Të dy anëtarët e LVV-së janë riemëruar sërish nga Presidentja.

4. Presioni ndaj stafit të KQZ-së, nëse mund të cilësohet si i tillë, është bërë pikërisht për të respektuar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për mos certifikimin e kandidatëve që nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore. Daka u shkarkua pse ka respektuar Kushtetutën, nga personi i cili është i thirru ta mbrojë atë.

5. Problemet me listat e votuesve nuk janë në përgjegjësinë e Kryesueses së KQZ-së, por të Agjencionit për Regjistrim Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme. KQZ vetëm e certifikon listën.

6. Zbatimi i rekomandimeve të zgjedhjeve nuk mund të bëhet i vetëm nga Kryesuesja. Madje znj. Daka ka qenë prej personave që më së shumti e ka shtyrë zbatimin e tyre.

Prandaj, vendimi i sotëm për shkarkim është vetëm hakmarrje politike për mos certifikim e Kurtit, dhe përpjekje për të kontrolluar shumicën e anëtarëve të KQZ-së.

LEXO EDHE:

Hoxhaj: Kurti dhe Osmani janë të vendosur për të shkatërruar secilin institucion kredibil në vendin tonë