Ish-deputeti Albert Kinolli është deklaruar pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën e tij.
Kinolli ka thënë se s’është i kënaqur me këtë vendim, por se vendimete e Kushtetueses janë të pakontestueshme.
“Ende se kam marrë vendimin zyrtar. Ne e dimë që vendimi i Kushtetueses është i pakontestueshëm. S’jam i kënaqur me këtë vendim, por neve na mbetet me i besu Kushtetueses. Kemi pas fakte dhe argumente të forta, por kërkesa ime është refuzuar”, ka thënë Kinolli për T7.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot lidhur me kërkesat e ish-deputetëve Albert Kinolli dhe Veton Berisha, lidhur me vlerësimin e kushtetushmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme. Në rast se Kushtetuesja do të merrte parasysh pretendimet e tyre atëherë mund të afektohej edhe pozita e Presidentes, është vlerësuar nga njohës të drejtësisë.
Kërkesën e Kinollit e ka deklaruar si të papranueshme, derisa atë të Veton Berishës e ka deklaruar të pranueshme për shqyrtim në merita.
Osmani ‘shpëtoi’, Berisha deklarohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese


