Showtime

Albërie Hadërgjonaj dhe Burak Vehari sjellin potpuri për 29 Nëntor

11/28/2021 16:33
nga:G C

Për nderë të Ditës së Flamurit, këngëtarët e njohur shqiptarë, Albërie Hadërgjonaj dhe Burak Vehapi, kësaj here sjellin potpuri për 28 Nëntor.

Dyshja e famshme kanë përpunuar disa nga këngët e njohura përfshirë “Jem Ilira jem Teuta” të Nikollë Nikprelajt, “Shqipërinë e dua” të Shaqir Cërvadikut, “Fluturo Pëllumb” të Nysret Muçiqit dhe “Lujma belin lujma” të Altin Shirës.

Të njëjtit vijnë me paraqitje atraktive, gjersa artistja nga Deçani merr vëmendje me fustanin e kuq me shqiponjën e zezë dy-krenare.

Të plotë tashmë e gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të ‘n’Kosovë Show’.