Showtime

Albatrit Muqiqi paralajmëron duetin me motrën e tij

08/18/2022 21:29
nga:G B

Albatrit Muqiqi ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, të cilin do ta lansojë në bashkëpunim me motrën e tij, Albiona Muqiqi.

Përmes njoftimeve në profilet respektive në rrjetet sociale, ata kanë njoftuar se kënga do të publikohet së shpejti.

“Pa mu” është titulli i kësaj kënge, e cila do të lansohet me videoklip muzikor.

Për më shumë, dy këngëtarët kanë publikuar edhe një video të shkurtër nga videoja muzikore.

Ndryshe, Albatriti dhe Albiona janë fëmijë të dy këngëtarëve të mirënjohur, Merita Spahiu dhe Nysret Muqiqi, ashtu që e kanë ndjekur rrugën e tyre në muzikë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by A L B A T R I T (@albatritmuqiqi)