Lajme

Alban Zogaj merr donacion nga Zurich

02/03/2025 15:26
nga:Genita C

Alban Zogaj ka marrë një donacion të rëndësishëm nga Zurich, i cili do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e shërbimeve të pastrimit në Prishtinë.

Pjesë e këtij donacioni janë kamionët për mbledhjen e mbeturinave, të cilët do të lehtësojnë punën e shërbimeve komunale dhe do të kontribuojnë në mbajtjen e kryeqytetit të Kosovës më të pastër.

Ky donacion është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe përballimin e sfidave me menaxhimin e mbeturinave, duke siguruar kushte më të mira për qytetarët e Prishtinës.

Bashkengjitur gjeni videon per me shume detaje! VIDEO