Komentatori shqiptar, Alban Xhihani thotë se është befasuar nga mos ftesa e Sokol Cikalleshit dhe Myrto Uzunit për në Kampionatin Evropian, EURO2024.
Cikalleshi dhe Uzuni kanë qenë pjesë kyçe e kombëtares në vitet e fundit, andaj mos ftesa e tyre erdhi si “bujë” në opinionin sportiv, përcjell GazetaBlic Sport.
“Lënia jashtë e Cikalleshit dhe Uzunit, ishte befasia më e madhe”, tha Alban Xhihani në Opinion në TV Klan.
Kujtojmë se Shqipëria do luajë ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës në EURO2024.
/GazetaBlic Sport